Saturday, 13 October 2007

Multietniciteti ne Kosove si „Mission (im)possible“!

Multietniciteti ne Kosove si „Mission (im)possible“!
Nga kendveshtrimi historik Kosova ka qene dhe mbete me shumice shqiptare, ndersa nga aspekti kulturor ka nje klime multietnike te dhunshme, vend i cili karakterizohet shume nga e kaluara. Ne diskursin politik shpesh shtrohen pyetje, se me cka identifikohet vendbanimi kosovar. cka e ben identitetin dhe qenien e tij?
Ne Kosove pervec Shqiptareve-kosovare(diku reth 90% -shumica i perkasin besimit islam dhe nje pakice e vogel atij Katolik) jetone nje pakice e grupeve tjera etnike dhe religjioze si per shembull Serbet (8% -dhe qe i takojne besimit ortodoks) Turqit, Boshnjaket, Romet etj. Secili grup branda territorit te kosoves ka edhe deshirat dhe ambiciet e veta se si deshiron te jetoj.
1.- Shqiptaret, te cilet e perbejne shumicen e popullsise kosovare, endrojne per nje bashkesi shqiptare qe per qellim kann nje identiet shqiptar(ndoshta edhe si reakcion i pazgjidhur i statusit te Kosoves ose qeshtjes shqiptare[1]).
2.- Serbet e Koseoves: ne fakt jane nje njesi homogjene, ne tri-kater parti te ndara. Ky grup mund te luaj nje rol shume konstruktiv per te ardhmen e kosoves. Por ne realitet ky grup respektivisht keto parti identifikohen me shtetin e Serbise edhe pse nga administrata e UNMIK-ut ne shume aspekte jane privilegjuar per shembull perfaqsimi i tyre ne parlament 10 vende te rezervuara. Neglizhojne istutucionet e Kosoves nuk marrin pjese ne zgjedhje etj.
3.- Te tjeret (Malazezet, Turqit, Boshnjaket, Romet etj) si atdhe te tyre e konsiderojne Kosoven, te gjithe jane te perfaqsuar ne parlementin e Kosoves, dhe ne ket menyre i mbrojne te drejtat e veta ne menyre legjitime, dhe direkt apo indirekt e perkrahin pavarsaine e Kosoves.

Raportet fetare edhe ne te kaluaren, ne esence nuk kane pasur ndonje rol te vecante, si te shqiptaret po ashtu edhe te serbet. Per mendimin tim vetem pala serbe(per arsye politike) i ka acaruar raportet fetare edhe kur nuk kane ekzistuar, jane perdorur vetem ne rafshin medial per ta arritur urretjen nderfetare. Realisht te gjitha komunitet qe jetojne ne kosove munden ti zbatojne ritet apo zakonet e tyre fetare, pa perjashtime.
Edhe per shume arsye tjera autoritetet e UNMIKU-ut mundohen per me ndertue nje shoqeri multietnike. Situata momentale ne Kosove edhe nen prezencen e trupave te KFOR-it eshte ende jostabile dhe paraqet gjegjesisht shfaqen rreziqe latente.(pershkak se ne luften e Kosoves ne 1999 rreth 1.000000 kosovar u debuan, reth 15.000 u vrane dhe masakruan dhe me 2.500 te zhdukur ) mbas perfundimit te lufte kemi ekzodin serb nga frika e hakmarjes nga shqiptaret, qe nga 1999 e dieri sot nuk ka kthim te serbeve masiv ne shtepite e tyre, per momentin nuk eshte vetem shkaku i sigurise por edhe perspektiva jetesore ekonomike, papunsia, joperspektiva etj, ne shume raste ata i kane shitur tokat dhe shtepite.
Me gjith optimizmin qe mund ta ket nje njeri per nje bashkejetese paqesore ne mes shqiptareve dhe serbeve edhe ne nje te ardhme te afert eshe veshtire te mendohet, pershak se ende gjinden vareza masive varet edhe jane te fresketa etj pra duhet kohe shume kohe, e koha eshte ai luksi qe nuk e kemi. Trazirat e 2004 jane indikatori me i mire qe si situate eshte e tensionume dhe mundet shume lehte te del jashte kontrollit.
Nga ky argument shtrohet pyetja e a ekziston te komunitet ne kosove nje identitet i perbashket kosovar? Ne kohen e fundit edhe ne shoqerine kosovare ka pasur debate te nxehta rreth idenitetit kosovar. C’ka eshte dhe c’ka duhet te jete?
Nga ky fakt mundemi me ardhe deri ne konkludim se ne Kosove me rendesishme eshte identiteti etnik sesa religjioz. Per shembull per serbet nuk eshte religjoni si thone ata: Kishat, manastiret etj, por me rendesi te vecante eshte kujt i takon e kaluara, atij duhet ti takoj edhe e ardhmja. Poashtu ne ket aspekt edhe Tim Judah dallon: „For in Kosovo, history is not really about the past, but about the future. In other words, he who holds the past holds the future. “[2] Ndersa ne vitin 1999 Dobrica Cosic pata deklaruar „Serbia ne anen e vet e ka historine, kurse shqiptaret demografine“. Por autori ka haruar se shqiptaret edhe Historine e kane ne anen e tyre.
Mbas te gjitha ketyre investimeve dhe perpjekeve, prap nuk ka gjegjesisht nuk ekziston nje identitet i perbashket kosovar mes shqiptareve dhe serbeve. UNMIK-u ne fakt eshte munduar tere kohen qe ta zhvilloj nje identitet kosovar, por me strategji te gabushme. Sepse nje identitet kollektiv gjegjesisht nje ndjenje e bashkeperkatesise mungon. (per shkak te gjuhes, kultures, religjonit etj). Pa ndonje percaktim te qarte te komunitetit, nuk mundet nje bashkesi e tere me u formue. Per ket arsye ky misson i fabrikimit te nje kosove multietnike do te jete per UNMIK-un nje “mission impossible”. Arsyeja e vetme eshte se gjendja e pergjithshme soziale, politike dhe ekonomike ne Kosove per vite te tera ka mbetur e pandryshueshme. Vetem sa i perket qytetareve shqiptaro-kosovar ne realitet ndodh apo zhvillohet nje „institucionalizim i qytetareve“ Nje parakusht per ndertimin e identitetit national(qe nuk ndodh te pakica serbe ne kosove) eshte nje perhshtatje dhe integracion i popullsise perbrenda institucioneve shtetrore. Me fjale te tjera ky eshte nje proces qe ende nuk ka perfunduar, sepse pa nje finalizim te statusit nuk mundet te ekzistoje gjegjesisht e zhvillohet nje identitet.
Ne ket permbledhje mund te konstatojme se: as shqiptaret e as serbet e kosoves nuk munden ta ndryshojne te kaluaren. Per serbet sipas tyre Kosova pak a shume ka nje kuptim religjioz , ndersa per shqiptaret te kaluaren dhe prosperitetin e se ardhmes. C’ka do te ishte e mundur gjegjesisht e arritur, sikur Kosovaret ne ket konteskt mendohet ne te gjihe njerzit qe jetojne ne Kosove, te mundohen, te orvaten dhe te besojne se te tashmen dhe te ardhem munden ta ndryshojne.
Per fund kisha pasur deshire ta citoj Booth S.:
„for people, states and the global community there will be no predictable peace without justice, no justice without security and no permanent security without peace“

[1] Calic, Janine-Marie: Kosovo-2004. Optionen deutscher und europäischer Politik. SWP, Berlin, 2004 S.14

[2] Judah Tim: Kosovo: War and Revenge“ Yale University Press, 2000 S-2Nga

No comments: