Që nga 1999 e deri në ditët e sotme bisedohet, negociohet, debatohet rreth statusit të Kosovës. Për këto 8 vite, pritje të vazhdueshme mëseshumti kanë pësuar qytetarët dhe ekonomia Kosovare. Pra qe 8 vite mendoj se asnjë lider kosovar nuk ka ide dhe vizion si do të zgjidhet statusi i ardhshëm i Kosovës, por vetëm pohojnë, besojnë dhe shpresojnë në aleatët ndërkombetar, se me ndihmen e atij apo këtij do ta arrimë pavarsinë, në esencë mirë është të besot(përshkak të angazhimit të fakotorit ndërkombëtar si gjat dhe pas luftës) por jo edhe verbërisht. Në politik nuk ka vend për dashuri dhe emocione por vetëm për interesa reciproke, p. sh. për SHBA-në „miq“ të rëndësishm janë Britana e Madhe. Gjermania, Franca Japonia etj, por edhe vendet e vogla si p.sh. Sllovenia, e jo vendet e dështuara në ç’do aspekt.
Po edhe nëse lidershipi kosovar ka ide dhe vizion nuk kanë guxim, e nëse kanë guxim nuk kanë forcë(politike ekonomike ose ushtarake) për të realizuar ndonjë veprim gjegjesisht per te vepruar. Lidershipi kosovar qe 8 vite, më shumë është i interesuar reth ndonjë përfitimi të tyre material ose politik, sesa përkushtim serioz ndaj problemeve më esenciale si pë shembull problemet me ujë, sektori i energjisë, infarastruktura e shkatërur, ndërtimet pa leje adekuate, papunsia deri në 50%, prolemet në administratë, korrupsioni, krimi i organizuar politik dhe ekonomik, në disa raste i mbrojtur nga institucionet ose partitë politike, që sipas disa raporteve(Mellon, Jerome „Intelligence in Kosovo. Looking ahead. .2007) posedojnë edhe shërbime informative private-ilegale.
A mund të ekzistojë një shoqëri demokratike me struktura paralele të sigurisë dhe në disa raste edhe me elemente paraushtarake? Apo shëndrohet Kosova në një „mini Kolumbi“ ose ende pa u bërë shtet në një „failing state“?
Shikuar nga aspekti ekonomik kosova është shumë e varur nga ndihmat e BE-së SHBA-së, Japonisë etj, Po pse duhet Kosova ekonomikishtë të jetë e varur dhe pse lejohet të vie deri në kët gjendje? A mos valle po luhet në kët letër që lidershipi kosovar të kërcnohet me sanksione ekonimike? Atëherë ç’ ka bë lidershipi Kosovar deri tash? Nëse i referohemi James Freeman Clarke Kosovës definitivisht i mungojnë burrështetas: „Një politikan mendon vetëm në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrështetas mendon në gjeneratat e ardhshme”
Pra lidershipi kosovar ka dështuar që ti mbaroj derytarat shtëpiake, që në fillim është dashur të mirren me gjëra të thjeshta që jeta e qytetarëve të paktën të lehtësohej, e jo të mirren me makropolitik gjegjësisht me gjeopolitik globale e me gjëra të komplikuara, e me tashetheme se kush ç’ka tha. Mbasi është pranuar se asgjë nuk varet prej kosovarëve, hyrja në bisedime me Beogradin pa një strategji të definuar qartë, për mendimin tim kanë dështuar edhe në të ardhmën do të dështojnë. Pse kanë dështuar? Kosovarët shumë herët bënë kompromise të mëdha, në një farë menyre mbas bisedimeve të Vjenës u vetëshpallen si „fitues të pakos së Atisarit“ por harruan se loja nuk pati përfunduar, do me thënë një strategji shumë keq e menaxhuar(nga gjith ai ekip i “talentuar” i këshilltarëve politik). Lidershipi kosovar e ka keqkuptuar lojën politike gjegjësisht termin e diplomacisë, se nëse je i sinqertë ose bën kompromise të hatashme do të shpërblehesh nga ndërkombëtaret. Si po rrjedhin punët në politikën ndërkombëtare nëse pritet dhe shkohet në negociata të reja plani i „famshëm“ i Atisarit nuk do të implimitohet i tëri apo ndoshta me ndryshime të „vogla“ ose fare, Kosova ne negociatat e “reja” prap do të jetë në pozitë të pabarabartë në krahasim me Sërbine. Për dështimin e planit të Atisarit Daniel Serwer mendon se Kosova është edhe disfata e diplomacisë amrikano- evropiane. Nga ana tjetër një pozicionim i qëndrueshëm i Beogradit dhe i Moskës.
Por ç’ka ështe për tu habitur me shoqërine civile në Kosovë. Ështe një fenomen i vecantë, asnjë angazhim sado i vogël të debatohet rreth problemeve esenciale, e lere të bëjnë dicka më vuluminoze, edhe nëse ka iniciativa mbesin shumë të vetmuar, sepse 90% të OJQ ose ëndërrojnë të hynë në politik.ose kanë hyrë në politik Thjesht mungon një kurajo civile.
Prandaj nëse vjen deri te ndarja e kosovës apo ndonjë koncesioni tjetër (e cila defakto është e ndarë) me apo pa marveshje ndërkombëtare në këtë situatë kosovarët do të humbin në ç’do aspekt, përshkak se kosovarët nuk kanë me çka ta mbrojnë terriotorin dhe suverenitetin e Kosovës, si pasojë e mungesës së maknizmave të mbrotjes dhe neglizhencës politike. Do me thën gjat kohës së kaluar diplomacia kosovare(nëse ekziston dicka e tillë) ka dështuar në shumë aspekte: sepse ka hyrë në lojën politike qysh në fillim me kompromise që nga 1999 pra me Rezoluten 1244 pa qartesi të një „exit“ strategjie, se ç’ka do të dhe si të arrihet diçka konkrete, p.sh. pa të drejtë referendumi, kompromisi tjetër: shpërberja e UÇK-së pa garancion se do të kemi një ushtri moderne e jo si TMK-ja që i ngjajnë më shumë ndonjë organizate emrgjente civile, p. sh. zjarrefiksave. Ta marrim shembull rastin e Izraelit, gati 3 vite prej 1945- deri 1948 pergaditin në mënyrë „underground“ ushtrinë e tyre që pas shpalljes së pavarsisë Izraelit, në fakt u bë edhe realitet, që për ç’do rast të janë të gatshëm të luftojnë për atdheun e tyre.
Këtë e vërteton edhe një thënje e Abraham Lincolnit „Nuk i ndihmon njeriu njerzve, kur për ta bën dicka, që ata munden vet ta bëjnë“
Pra duhet të veproni me mençuri, vision dhe guxim.
Saturday, 13 October 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment