Saturday, 13 October 2007

„Shkolla teorike angleze“dhe rasti i Kosovës.

Njëri nga themeluesit e teorisë së “shkollës angleze” (The International Society) është Hedley Bull. Në librin e tij “The Anarchical Society“(1977) autori paraqet shtetet sovrane si pikënisje të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pra, sipas “shkollës klasike angelze” janë pesë institutione përgjegjëse për ruajtjen e sistemit dhe regullit ndërkombëtar:
· Ekuilibri I forcës
· E drejta ndërkombëtare
· Diplomacia
· Funkcioni i Luftës
· Fuqitë e mëdha
Sipas interpretimit të autorit “shkolla klasike angelze” është një kombinim me elemente realiste si për shembull “ekuilibri I forces”, “Fuqitë e mëdha”, “Lufta” (high politics) dhe gjithashtu me elemente të Liberalizmit si “Diplomacia”, dhe të “Drejtat e Njeriut”(low politics). Politika e ashtuquajtur „new world order“ mbas vitit 1990 në aspektin: politik, ekonomik dhe ushtarak dështon.(sepse shfaqen shumë luftra rajonale dhe etnike për shak të shpërbërjes s Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë). Mbas përfundimit të luftës së Ftohtë, dhe të rrethanave të krijuara në ish shtetet e bllokut komunist, ish Bashkimit Sovjetik dhe Ballkan, lind gjegjësisht zvillohet një debat politik në “shkollen angleze”, që si pasojë lindin dy rryma. Secila nga këndvështrimi i vet argumenton posaqërisht „intervenimet Humanitare“ në bazat ligjore, morale dhe politike. Rryma “Pluraliste” karrakterizohet më shumë si pesimiste,(në kontekst të gjedjes natyrore ose të Luftës), realiste dhe konservative. Kjo rrymë është e ndërtuar në principet e „sovranitetit absolut“ sipas Jean Bodin që edhe preferohet nga Hans Morgenthau dhe Henry Kissinger. Prandaj kjo rrymë është kundër ndërhyrjes në punët e bredshme në një shtet sovran si për shembull në ish-jugosllavi (shumë shtete të BE-së ishin të ketij mendimi). Ndërsa nga ana tjetër “Solidaristet“ karrekterizohen më shumë si optimista, idealista dhe Liberal ( si p. sh. Bill Clinton dhe Tony Blair). Qasja e tyre është shumë e qartë, në rastet kur Kombet e Bashkuara dështojnë të „(…)Protection of human rights“ si p. sh. në rastin e Ruandës, Bosnjës dhe Kosovës, atëherë duhet të intervenohet që të shpëtohen jetërat e njerzve dhe siguria rajonale(këtë e vërteton sulmi i NATO-s kundër regjimit fashist sërb). Jean Ziegler është i mendimit se me shembullin e luftës së Bosnjës, më shumë se 21 muaj Sarajeva ka qenë e rrethuar dhe është bombarduar nga forcat Serbe. Kjo do me thënë për Jean Ziegler: paaftësi totale e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ku si pasojë e kësaj paaftësie kemi edhe Masakrën e Srebrenicës(rreth 8.000 njerëz të masakruar). Ndërsa në rastin e Kosoves diku rreth 1 million të deportuar prej 10.000 deri ne 15.000 të masakruar dhe mbi 2.500 të zhdukur përsëritet e njëjta histori e K.B gjegjësisht e Këshillit të Sigurimit dhe BE-së.
Deri tash Evropa nuk ka treguar ndonjë seriozitet politik e as udhtarak, për shmebull Erfard Busek shton se me çfare do ta kërcnonte Havier Solane dikend, kur nga një ane i mungojnë kompetencat politiko-juridike dhe nga ana tjetër kapacitetet ushtarake, sepse evropa ende nuk ka një unifikim të politikës së jashtme, kjo tregon se në rastin e Luftës në Irak me 2003 kur evropianët u ndanë për shakak të interesave nacionale, që do të thotë se interesat nacionale janë qështje primare se sa interesat e BE-së. Ose për shmebul në konfliktin palestinezo- izraelit, edhe pse evropianet janë donatorët më të mëdhenj nuk gëzojnë respekt të asnjëra pal, thjesht nuk akceptohen si faktor seroiz. Rusia tash e shfytezon mësë mirë pasigurine dhe paaftesine Evropiane sidomos në rastin e Kosovës, Sistemin mbrojtës raketor që do të vendoset në Poloni dhe Çeki nga SHBA.-të por edhe problemin e Iranit.
Pra, nëse e shikojmë qështjen e Kosovës nga prizmi i statusit juridiko-politik ende të pa zgjidhur, do të vimë në perfundim se: që nga viti 1999 e deri në ditët e sotme bisedohet, negociohet, debatohet rreth statusit të Kosovës, pa ndonje rezulatat. Për këto 8 vite, pritje të vazhdueshme mëseshumti kanë pësuar qytetarët dhe ekonomia Kosovare. Vetëm SHBA-të hapats përkrahin pavarsinë e Kosovës dhe janë kundër ç’do alternative tjetër, ndërsa BE-ja si tërsi(me disa përjashtime) ende nuk ka guxim dhe vizion që të ndërmer hapa të pavarur. Prandaj prap po kthemi te teoria e dy rrymave të „shkollës angleze”. Në këtë rast Kombet e Bashkuara dështuan që në Këshillin e Sigurimit (nga njera ane Rusia dhe Kina nuk kanë dhënë asnjë „Cent“ për rindërtimin e Kosovës dhe nga ana tjeter poashtu janë shtete që kanë një deficit të madh demokratik në krahasim me SHBA-në Britaninë e Madhe dhe Francën) të miratohej „Pakoja e Atisarit“, të cilen Pako vetë e kann sponsoruar, investuar dhe në fund po këta faktor e refuazuan.
Ç’ka tash dhe si tutje? Herët a vonë duhet të vendosët diçka. Pavarisa e Kosovës është bërë e domosdoshme (jo për shkak të lidershipit kosovar të „famshëm“) por për shkak të gjendjes faktike në teren. Që të mos vjen deri dhuna, gjakderdhja dhe mos të rrezikohet siguria rajonale. Sepse ç’do dhunë apo konflikt mundet të ketë një „spill over“ efekt negativ në tërë rajonin. Në këtë „rast unik“ gjegjësisht të vecantë praktika respektivisht politika Unilaterale mbetet i vetmi opcion i mundshëm per bashkësinë ndërkombëtare.

No comments: