“Intelligence Community” dhe roli i tyre në shoqeri.
Mr. Dritero Arifi
Në lidhje me debatin e shërbimeve të Intelegjencës(Informative) në c’do shoqëri të hapur shtrohen në mënyrë të vazhdueshme pyetje rreth mekanizmave të kontrollimit dhe posaqërisht mënyrës së punës gjegjësisht përgjegjgjësisë së shërbimeve të intelegjencës. Ky është një fenomen që zgjon vëmendjen e opiionit publik si në media ashtu edhe në debatet publike ose akademike. Përderisa në shoqërinë Kosovare „të hapur“ thuaja pak ose fare nuk ka debat publik rreth kësaj cështje. Në disa publikime (vendore dhe të huaja) del që në territorin e Kosovës ekzistojnë struktura paralele të shërbimeve të Intelegjencës.
Pse janë këto organizata të rrezikshme:
1) nuk dihet se kush është punëdhënësi
2) financimi i këtyre organizatave bëhet në mënyrë ilegale
3) veprimtaria e tyre dhe mbledhja e informacioneve është ilegale,
sepse informacioni është qëshja më vitale që mund ta posedojë shteti, e jo individët apo grupet për qëllime të profiteve ekonomiko-politike.
4) nuk raportojnë dhe nuk japin përgjegjësi askujt dhe asnjë institucioni
Nga kjo nënkuptohet se në Kosovë kemi të bëjmë me krimin e organizuar ekonomik dhe politik.
Sipas Jerome Mellon kjo temë për shoqërine kosovare, klasën politike dhe gazetarët eshte shëndruar në një temë „Tabu“, sic shprehet autori “dirty word”.[1] Shumë thjesht mund të shtrohet pyetja:
A mund të ekzistojë një shoqëri demokratike me struktura paralele të sigurisë dhe në disa raste edhe me elemente paraushtarake?
Apo shëndrohet Kosova në një „mini Kolumbi“ ose ende pa u bërë shtet në një „failing state“?
Në fillim duhet të kuptojmë definimin dhe rolin e shërbimeve infromative. Definimi i komunitetit te intelegjences[2] ne kuptimin e gjërë të fjalës ka domethënje të shumfishtë si p.sh. mbledhjen dhe analizën e informacioneve, akcionet e fshehura dhe kundërintelegjencën, që nënkuptojnë: të dhënat teknike, faktet, trendet, thashethemet, fotografitë etj. (Shusky/ Sims: 1992. S.2). Ndërsa roli i tyre në shoqëri është në mënyrë explicite i definuar, që janë të ngarkuara me detyra speciale dhe me përcjelljen e informacioneve si në fushën: politike, ekonomike, ushtarake, shkencore ose teknike, që ti sherbejnë vetëm shtetit dhe qeverisë (jo grupimeve politike apo individuale) si në kushtet e paqës dhe të luftës.
Mbas përfundimit të Luftës së ftohtë dhe zhdukjes së armiqve të definuar, shërbimet informative ndryshojn edhe mënyrën e funksionimit. d.m.th. ato fokusohen më shumë në akterët joshtetërorë.
Ja disa shembuj të ndarjeve të shërbimeve informative në këta sektor:
1). Shërbimi i mbrendshëm
2). Shërbimi jashtëm i intelegjencës
3). Sh. intelegjent i krimeve
4). Sh. intelegjent ushtarak
Ndërsa mekanizmi i mbledhjes së informatave bëhet në mënyra të ndryshme, që dallohet në këto segmete:
1). “HUMINT“ ( Human Intelligence) foma me e vjeter e mbledhjes së informatave.
2).“SIGINT“( Signals Intelligence) është një formë teknike, e shpikur gjatë Luftës së I dhe II-të botërore. SIGINT- mbledh dhe analizon komunikimet teknike si p.sh. bisedat telefonike, ushtarake etj.
3).“IMINT“( Imagery intelligence ose PHONIT „ Photographic) ky element angazhohet gjegjësisht merret me hapsirën qiellore dhe kozmike, p.sh. informacioni ose sqarimi i fotografive satelitore.
4).“COMINT“( Comminication Intelligence) d.m.th. është pergjegjëse për marrjen e sinjaleve të huaja komunikuese.
5). “OSCINT“( Open Source Intelligence) është një diciplinë e re e rindertuar sidomos mbas viteve të 90’ në kohën e globalizmit informativ. Është përgjegjëse për burimet diplomatike, publike si p.sh. gazetat, radio, TV, Interneti etc.
Prandaj edhe IC ndahen në:
A- First Class Intellegence: të gjitha shërbimet informative amerikane për shkak se posedojnë mjete teknike të sofistikuara për mbledhjen e informatave edhe në rafshin global.
B- Second Class Intellegence: Britania e Madhe, Gjermania, Franca etj, në fakt deryrat e tyre primare munden të mbulohen në rafshin nacional dhe rajonal.
Në c’do shtet që ka një rregull shoqërorë juridiko-demokratik, kontrollimi i shërbimeve të Intelegjencës bëhet në katër mënyra dhe është transparent. Ngase paguhen nga tatimpaguesit, prandaj pergjegjësia dhe llogaria ndaj institucioneve shtetërore është shumë e madhe.
1) kontrolli parlamentar, 2) qeveritar, 3) medial që duhet të jetë një urë ndërlidhëse , me publikun dhe OJQ-të. Për këtë arsye përgaditjet për një shërbim më cilësor dhe profesional të tillë të sigurisë në Kosovë duhet që në pozicionet kyqe të vendosen profesionistët apolitik, me një të kaluar të padyshimtë. Shtrohet pyetja se a duhet në Kosovë të politizohen shërbimet informative (të intelegjencës) ? Si shembull mund ti marrim shërbimet e politizuara në Shqipëri para 1997 - pasojat e të cilës tanimë dihen.
[1]http://www.saferworld.org.uk/images/pubdocs/Intelligence_in_Kosovo_ENG.pdf : Mellon, Jerome „Intelligence in Kosovo. Looking ahead. (14.04.2007)
[2] Intelligence Community- Komuniteti i intelegjences
Saturday, 28 April 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment