Qerim Arifi
Kushtuar Nexhmije Pagarushes - 1985
Plisat faqendritur marshuan
I.
Ndalu për një moment. këtu në këtë mëhallëFillon një madhështi,tingujt rrënqethin barin,Në fund det liqeni drishërin nga puhia e zërittë këngëtares,Mbi kodra blerimi kaplon;Mallet dalldisen në magjinë e toneveRrafshi i Dukagjinit vallëzoime grunajet shtatë ditë e net.Ku mbaron dashuria fillon dashuria.”Në fillimin tim është fundi im”Që nga kujtimet për TeutënDardanët kënduan,Përpara portave krushqit hoqën vallen.Fshatrat pritën,përcollën pranverën me bilbil nëduar-që diti t’ia thotë këngës për rrudhat e tyre nëballë. Për shuplaka të lëna ndër ara.Dallgë-dallgë valët nga eteri erdhën dhe mbetën në neNga ajo na. Për të filluar diçka duhet të mbarojë.Nexhmija e ju.Dhe fshatarët me këngën për punën. Ju këndoni këngënE tyreAta këngët tuaja-Koha mbaron tempuj e ruan tempuj.Tempujt dhe tingujt tani përjashtojnëPamjen e tyre të sfiungosur!
II.
“Kohë e tashme dhe kohë e ardhshme,janë ndoshtaprezentë nëkohën e kaluar”…Edhe pse pasur jetës do të mbeten gjurmëjete. Edhe pasur pranverës mbetën gjurmët. Kënga jehonÇdo herë në lugaja…Bilbili edhe shumë të tjerë këngën ua mësoiAta s’e harruanTë parin e tyreAnëmbanë, në çdo poreJehoi krenariaPaepur…dëllinjat zgjatën degët e tyre dukePritur mirësinë,Plisat faqendritur marrshuan shesheve, kejeve-Me vegjëli!Tëmtarët e fabrikave mësuan këngëtiminQë në vete mbante magji!Vaporet në të katër anët shpërndanë vetëmMuzikë,lumturi…Baletanet vallëzuan të ngashnjyeraNëntë vite, pranëGurrës me ujë të ftohtë udhëtarët u Freskuan nëntë herëKjo murosi shekujt më parë dhe shekujtPasur të palosur-Liria diku në antikë zbukuroi për një Orfe të Ri. Andaj përpara Lumit vashat rrijnë dhe janë duke priturGondolat e fateveNjë këngë tënden dhe për ty do ta këndojmë,Nexhmije.
http://ca.geocities.com/ylimaly/impresione.html
Thursday, 12 July 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment